Connect with us

Kosovë

QNR del me kërkesë për rinumërim të tri vendvotimeve, kjo është arsyeja

Publikuar

Komisioni Qendror zgjedhorë ka mbajtur sot mbledhjen e radhës ku QNR ka kërkuar rinumërimin edhe e tre vendvotime të tjera.

Burim Ahmetit nga QNR ka kërkuar që të rinumërohen edhe tri vendvotime pasi që ka probleme të njëjtat rreth mos përputhjes së votave të kandidatëve dhe subjektit politik.

 

 

“Për shkak të numrit të madh të vendvotimeve është dashur të procedohen në tërësi të gjitha vendvotimet. Kemi edhe tre vendvotime ku hasim mospërputhje në mesë votave të kandidatëve dhe subjekteve politike. Dy janë në Podujevë dhe një në Prizren. Ne rekomandojmë se duhet të bëhet rinumërimi i plotë sepse i takon kategorisë se te njëjtit problem”, tha Ahmeti.

NA NDIQ NË FACEBOOK