Sport
PSG – Nice : Kthehen Mbappe e Cavani, Neymar mungon

Mbappe dhe Cavani janë rikthyer në formacion për ndeshjen ndaj Nice, por Neymar do t’i mungojë skuadrës.
Ylli brazilian ka pësuar një lëndim gjatë pauzës së kombëtareve, kur u aktivizua me kombëtaren e Brazilit.
Trajneri Thomas Tuchel ka falënderuar edhe kombëtaren e Francës, e cila hasi në mirëkuptim për të mos aktivizuar Mbappe, i cili ishte në dyshim.
Edinson Cavani në anën tjetër do të kthehet në fushën e blertë me PSG për herë të parë që nga muaji gusht. /Lajmi.net/





















