Connect with us

Kosovë

Presidenti serb flet për mos-lejimin e Crvena Zvezdës të luaj në Kosovë

Publikuar

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka folur për mos-lejimin e Cervena Zvezdes për të luajtur në territorin e Republikës së Kosovës, përcjellë Periskopi.

“I kanë ndaluar futbollistët e “Zvezdës” që të luajnë futboll. Pse s’i keni lejuar? Keni treguar: ‘Jemi të fortë dhe e kontrollojmë, e dimë këtë edhe pa gjest’”.

“Kenedi ka pas thënë: si të negocioni me atë që thotë ‘ajo që është e imja është e imja, por për atë që është e jotja mund të negociojmë’. Këtu nuk ka negociata. A mendoni që kjo është reale? Pse atëherë e gënjeni popullin tuaj? Pse nuk ia thoni të vërtetën popullit tuaj. Unë popullin tim nuk e gënjej. Kam marrë shumë goditje vetëm pse popullit tim ia kam thenë të vërtetën”.“Për negociata nevojitet që dy palët të kenë hapësirë për të cilën do të mund të negocionin – por këtu është që ‘ne nuk e japim atë që mendojmë që është e jona dhe ajo që mendojmë se është e juaja për atë mund të negociojmë’… kështu nuk bën!, u shpreh Vuçiq.

NA NDIQ NË FACEBOOK