Connect with us

Lajme

PPE: Të hapen negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Publikuar

Partia Popullore Evropiane ka bëri thirrje për hapjen të negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Përpara vendimeve vendimtare të vendeve anëtare të BE, Presidenti i Partisë Popullore Europiane (PPE), Joseph Daul, shprehu mbështetjen për hapjen e bisedimeve të pranimit në BE të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë,”-shkruhet në faqen zyrtare të Partisë.

Ai theksoi Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë përparime në përputhje me kërkesat për hapjen e këtij procesi.

“Ndërsa mbetet shumë për të bërë, hapja e bisedimeve të pranimit është hapi tjetër i natyrshëm. Qytetarët, dhe veçanërisht të rinjtë e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë e meritojnë një perspektivë evropiane pasi mbetet një burim motivimi dhe vendosmërie që ato vende dhe rajoni të vazhdojnë me reformat e nevojshme për të zbatuar më tej sundimin e ligjit, forcimin e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit, përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore dhe garantimin e pavarësisë së mediave,”- u shpreh Daul, shkruan Alsat-M përcjellë Klan Kosova

Presidenti i PPE tha se politika e zgjerimit të BE ka qenë një mjetet më të suksesshme për stabilitetin dhe paqen e kontinentit evropian.

“Vendimet që do të merren nga vendet anëtare nuk do të ndikojnë vetëm në stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor, por edhe të kontinentit tonë në tërësi. Është koha për të dërguar një sinjal të fortë dhe për t’i qëndruar besnik angazhimeve tona në rajon,”-shtoi Daul.

Ndërsa u shpreh se vendimi i javës së ardhshme do jetë historik dhe vendimtar për të ardhmen e kontinentit evropian, duke shtuar se BE nuk do jetë e plotë pa integrimin e rajonit të Ballkanit.

“Rruga për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të jetë e gjatë por është një rrugë që duhet të ndërtojmë së bashku, dhe nuk duhet të humbasim vrullin. Vendet e Ballkanit Perëndimor janë partnerët tanë më të afërt; historikisht, gjeografikisht dhe ekonomikisht. BE nuk do të jetë e plotë derisa rajoni të jetë pjesë e bashkimit tonë,”-shtoi ai.

Maqedoni1 hour ago

Pesë vjet nga zjarri në spitalin modular Covid në Tetovë që vrau 14 persona

Maqedoni1 hour ago

Kim Mehmeti: Rama më pranë Beogradit se Prishtinës, “Ballkani i Hapur” i shërben Serbisë

Kosovë1 hour ago

Abdixhiku për gjashtëshen e LDK-së: “Zot, fali, kaq dinë; se populli s’ka për t’i falur!”

Maqedoni1 hour ago

Skandal në Shkup: Taksisti i kërkoi më shumë para kinezit dhe ia mori nën kërcënimin e thikës

Shqipëri1 hour ago

Interpoli e kërkonte për grabitje të armatosur, shqiptari kapet i fshehur në Patra të Greqisë! Nisin procedurat e ekstradimit

Kosovë2 hours ago

Pamje ekskluzive: Gjenden gjëra të çuditshme në bodrumin e ish Shkollës Teknike në Obiliq që ishte e uzurpuar për 27 vite – dyshime për varrezë masive

OP / ED3 hours ago

35 vjet mashtrim: Shqiptarët në pushtet, por jo në shtet!

Shqipëri3 hours ago

“Më i larti në rajon”- Tabaku: 60% e çmimit të karburantit janë taksa, tregu i kapur po i merr frymën ekonomisë (VIDEO)

OP / ED3 hours ago

35 vjet nga pavarësia, rikthehen dilemat e vitit 1991: “Sot na duhet sërish bashkimi politik”

Maqedoni4 hours ago

Tërmeti zgjon Ohrin dhe Strugën: Lëkundje 3.9 ballë godasin jugperëndimin e Maqedonisë

Kosovë4 hours ago

Bastisje në Mitrovicë: Mbi 110 gramë kokainë, armë dhe shufër metalike me mbishkrimin “POLIC”

Maqedoni4 hours ago

35 vjet Pavarësi, Siljanovska-Davkova: Askush tjetër nuk do të na e rregullojë shtëpinë, përveç nesh vetë

NA NDIQ NË FACEBOOK