Connect with us

Sport

Portën e Liverpool sonte do ta mbrojë portieri i ri Kelleher

Publikuar

më

Trajneri i ‘Reds’ Jurgen Klopp ka vendosur t’i japë Kelleher, 20 vjeç, startin e tij të dytë senior të mërkurën në Anfield, ku do të fillojë takimin kundër ‘Topçinjve’.

I riu ka qenë në skuadër për rreth një vit por deri më tani është paraqitur vetëm kundër MK Dons në raundin e mëparshëm të Kupës Carabao, duke mbajtur portën e paprekur pasi kampionët evropianë fituan 2-0, përcjell lajmi.net.

McCarthy, i cili tashmë e ka zgjedhur atë në skuadrën prej 39 lojtarëve të Republikës së Irlandës për t’u përballur me Zelandën e Re dhe Danimarkën muajin tjetër, mezi pret të shohë se si ai performon .

“Unë kam folur me të, duke e dërguar mesazhe, dhe ai është mjaft i sigurt, mendoj, se do të jetë në rregull”, tha McCarthy. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK