Connect with us

Lajme

Pompeo: Asgjë nga deklaratat, demokratët i malltretojnë të punësuarit në Stejt Departament

Publikuar

Uashington, 1 tetor – Sekretari shtetëror amerikan Majk Pompeo në letrën të cilën e dërgoi deri te Bordi i Punëve të Jashtme të Dhomës Përfaqësuese të SHBA-së shkroi se demokratët kanë tentuar që t’i “frikësojnë dhe malltretojnë” të punësuarit në Stejt Departament dhe se marrja e deklaratave të caktuara nuk është e realizueshme.

Tri komitete të Dhomës Përfaqësuese caktuan marrjen e deklaratave nga pesë funksionarë të tanishëm dhe të mëparshëm të Stejt Departamentit gjatë dy javëve të ardhshme, në mesin e të cilëve edhe ish ambasadorja e Ukrainës Mari “Masha” Jovanoviq dhe Kurt Voker, deputet për Ukrainën, i cili dha dorëheqje javën e ardhshme.

Afati i fundit për Pompeon është 4 tetori – të dorëzojë dokumente të cilat kanë të bëjnë me hetimin e tyre për bashkëveprimin e presidentit amerikan Donald Tramp me Ukrainën.

Seanca dëgjimore është pjesë e hetimit për revokimin e presidentit amerikan.(koha.mk)

NA NDIQ NË FACEBOOK