Kosovë
Politikanë nga Maqedonia në tubimin përmbyllës të Vetëvendosjes

Partitë politike në Kosovë sonte po përfundojnë fushatën zgjedhore para votimeve të së dielës.
Lëvizja Vetëvdosje tubimin përmbyllës po e mban në Prishtinë, ndërsa si mysafir special nga Maqedonia ishin prezent kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, kreu i Gostivarit, Arben Taravari dhe ish kandidati për president të RMV-së, Blerim Reka, të cilët u preznatuan edhe publikisht nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, njofton Zyrtare.com
Kosova të dielën mban zgjedhjet parlamentare, zgjedhje në të cilat qytetarët do të kenë mundësi për zgjedhur përbërjen e re për katër vitet e ardhshme./Zyrtare/






















