Kosovë
Policia jep detaje për gruan që vdiq në QKUK

Sot rreth orës 20:00 ka vdekur një grua në QKUK.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti për Periskopin ka konfirmuar lajmin.
Ahmeti tha se viktima dyshohet se kishte marrë plagë nga një armë zjarri dhe se rasti ka ndodhur në fshatin Besi.
“Sot rreth orës 20:00, kemi pranuar informaten se ekipi mjekësor ne QKUK, ka konstatuar vdekjen e një personi (femër). Viktima sipas të dhënave fillestare, dyshohet se kishte marrë plagë nga arma e zjarrit. Aktualisht hetuesit policor, kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Rasti ka ndodhur në fshatin Besi”, tha Ahmeti për Periskopin





















