Sport
Policia e Kosovës nuk e lejon skuadrën serbe të futet në Kosovë

“Ne SPK-Merdare ka arritur Kombi me Targa PK-030-Fu pasagjer janë klubi hendbollistik nga Prokuplja emri i klubit “Topliçanin”, ku sipas përgjegjësit te klubit Bratislav Dunjic kanë planifikuar një ndeshje Zubin Potok me ekipin e këtij qyteti “Mokra Gora”, sipas tyre ndeshja do të filloj 19.00 pas ndeshjes do të kthehen për në SRB.
Kërkojmë që të na informoni apo të kontaktohet Federata e Hendbollit e Kosovës se a kanë leje për të zhvilluar kjo ndeshje”, kështu shkruante në kërkesën e 29 shtatorit 2019 nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare-Veriu Lluzhan. Këtë veprim të policisë duhet komplimentuar.
Gjithsesi, FHK dha përgjigje negative për skuadrën serbe.

Letra origjinale se si u përgjigj Federata e Hendbollit e Kosovës, me sekretarin e përgjithshëm të saj, Izet Gjinovci, duke kërkuar që mos të lejojnë të futen në shtetin e Kosovës.


















