Connect with us

Lajme

Pogradec/ Shembet muri teksa po punonte, ndërron jetë punëtori nga Tirana. Arrestohet inxhinieri

Publikuar

Një person ka ndërruar jetë në Pogradec pasi po punonte për riparimin e një kabine elektrike.

41-vjeçarit i ka rënë sipër muri i kabinës dhe si pasojë e plagëve ka vdekur.

Polica ka arrestuar inxhinierin mbikëqyrës të kompanisë.

Të dy personat, si viktima po ashtu edhe i arrestuari banonin në Tiranë.

Pogradec

Arrestohet në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, inxhinieri mbikëqyrës i kompanisë që kryente punime në kabinën elektrike, në të cilën si pasojë e rrëzimit të një muri, gjeti vdekjen punëtori P.M.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 31.10.2019, në lagjen nr.5, ku gjatë punës për zëvendësimin e kabujve në një kabinë elektrike, ka gjetur vdekjen një 41-vjeçar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E.Ç., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera rezulton se, shtetasi i mësipërm me detyrë inxhinier mbikëqyrës pranë një kompanie nënkontraktore e cila po kryente punime në kabinën elektrike, nuk ka zbatuar rregullat e sigurimit teknik pasi gjatë punës brenda në këtë kabinë, është shembur një mur dhe për pasojë ka gjetur vdekjen punëtori P.M, 41 vjeç, banues në Babrru, Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit për veprime të mëtejshme.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK