Lajme
Pogradec/ Mbyten nënë e bijë në liqen

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Shqipëri. Një ngjarje e rëndë sapo është regjistruar në fshatin Alarup, në Pogradec.
Nënë e bijë janë mbytur tragjikisht në rezervuarin e fshatit. Viktimat janë banore të fshatit në fjalë.
Raportimet e para bëjnë me dije se, fillimisht ka qenë vajza që ka rënë aksidentalisht në ujë dhe nëna është përpjekur ta shpëtojë, por fatkeqësisht asnjëra prej tyre nuk ka mundur të dalë e gjallë nga rezervuari.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
Në të njëjtin rezervuar, më 31 dhjetor 2018 do të mbytej edhe peshkatari Ramazan Kojtari, 56-vjeç
Njoftimi i policisë:
Pogradec
Informacion paraprak.
Më datë 06.10.2019, rreth orës 17.00, në një rezervuar, në fshatin Alarup, aksidentalisht dyshohet se ka rreshkitur dhe është mbytur shtetasja E.M, rreth 10 vjeçe.
Në afërsi të vendngjarjes, ndodhej duke punuar nëna e saj, shtetasja L.M, 35 vjeçe, e cila ka ndërhyrë për të shpëtuar vajzën, por ka gjetur vdekjen edhe ajo, si pasojë e mbytjes në ujë.
Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.



















