Sport
Pogba do të jetë mungesa e madhe e Man Utd për ndeshjen kunëdr Liverpool

Manchester United dhe Liverpool do të vihen përballë njëra tjetrës (20 tetor), por për këtë përballje duket se United do të ketë një mungesë të madhe.
Pogba është lënë jashtë listës së Francës për ndeshjet me kombëtare dhe është konfirmuar se lojtari do të mungojë deri në tri javë.
“Është shqetësim me nyjen e tij. Ai luajti në ‘Carabao Cup’, luajti përsëri të hënën kundër Arsenal, por kishte të njëjtin problem që do ta mbajë jashtë fushave për tri javë” ka thënë Deschamps, transmeton lajmi.net.
“DO të kisha dëshirë që ai të ishte me në, por për fat të keq ai nuk është në gjendjen e duhur fizike për të qenë me ne” shtoi selektori i Francës.
Nëse Pogba vërtetë do të jetë jashtë fushave për tri javë, atëherë ai nuk do të jetë i gatshëm për Liverpool. /Lajmi.net/






















