Connect with us

Kosovë

Po thithim helm: Edhe në ditët me diell, cilësia e ajrit në Prishtinë është e pashëndetshme (Foto)

Publikuar

Ditë më parë u bë e ditur se do të ndodhte një investim prej katër milionë eurosh për disa ekrane që do të paraqisnin gjendjen e ndotjes së ajrit në kryeqytet.

Ky vendim ishte paksa i padrejtë ndaj komunave edhe më të ndotura si Fushë Kosova e Obiliqi.

Sidoqoftë, nga matjet e Ambasadës së ShBA-ve del që cilësia e ajrit edhe në këtë ditë me diell e të ngrohtë, në të cilën qytetarët nuk përdorin lëndët e rrezikshme djegëse, është e një niveli alarmues, shkruan Periskopi.

157 dhe e pashëndetshme është e regjistruar tash për tash nga matësit, gjë që shqetëson shumë për ditët e ftohtë e pa diell në ditët e ardhshme.

NA NDIQ NË FACEBOOK