Kosovë
Plagosen tre turistë në Syrin e Kaltër

Dy turistë grekë dhe një izraelit janë plagosur mesditën e sotme në Syrin e Kaltër, Sarandë.
Shkak është bërë rrëzimi i një shkëmbi teksa turistët po vizitonin monumentin e natyrës.
Të plagosurit janë dërguar për mjekim në spitalin e Sarandës.
Mësohet se turisti izraelit ka thyerje të këmbës. Identiteti i tyre nuk bëhet me dije ende.





















