Lajme
Pheniani: SHBA-ja qëndron prapa hapave të pistë të Britanisë, Francës dhe Gjermanisë

Nju-Jork, 7 tetor – Koreja e Veriut i paralajmëroi SHBA-në, Britaninë e Madhe, Francën dhe Gjermaninë se me hapjen e çështjeve për provat raketore verikoreane në Këshillin e Sigurimit të KB-së plotësisht do të nxitej dëshira e Phenianit për ta mbrojtur sovranitetin e vet.
Këshill i Sigurimit të KB-së nesër duhet të mbajë takim prapa dyerve të mbyllura me kërkesë të Gjermanisë, mbështetur nga Britania e Madhe dhe Franca, sepse Koreja e veriut kumtoi se javën e kaluar ka kryer lansimin e raketës balistike.
“E dimë mirë se SHBA-ja qëndron prapa hapave të pistë të Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë”, deklaroi ambasadori i Koresë së Veriut në KB, Kim Song.
Ai theksoi se SHBA-ja dhe mbështetësit e saj duhet ta kuptojnë se nëse në këtë moment e hapin çështjen për “masat tona vetëmbrojtëse në takimin e Këshillit të Sigurimit të KB-së, kjo plotësisht do ta nxitë dëshirën tonë për ta mbrojtur sovranitetin”.
Negociuesi kryesor verikorean Kim Mjong Gil para dy ditëve theksoi se janë ndërprerë negociatat bërthamore në nivel pune mes Koresë së veriut dhe SHBA-së.






















