Connect with us

Sport

Pezullim përjetë, ultras jashtë stadiumit, FSHF dënon pjesërisht Tiranën por nuk harron as Partizanin

Publikuar

Ashtu siç pritej klubi bardheblu, si organizatorë të këtij derbi, kishin përgjegjësi të drejtë për drejtë, dënimi ishte më i rëndë por Tiranën por dhe kjo pjesë ha shumë diskutim pasi 24 herë kampionët e vendin e kalojnë gjithë këtë ngjarje të bujshme me vetëm 4 ndeshje pa tifozë:

Disiplina

“KF “Tirana”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në organizimin e ndeshjes kundër FK “Partizani”, datë 29.09.2019, duke mos vlerësuar nivelin e riskut, duke mos garantuar zbatimin e ligjit, mbarëvajtjen e rregullit dhe qetësisë në stadium, si dhe për sjelljen e gabuar të spektatorëve duke shfaqur materiale propaganduese me të cilat kryen provokime me karakter politik dhe shoqëror, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës si dhe gjobë në masën 500.000 (pesëqindmijë) lek. Për herë të parë FSHF nuk dënon në bllok, për urdhëron klubin e Tiranës të mbyll për gjithë sezonin sektorin G3 duke i ndalur hyrjen në stadium grupimit “Capital Crew”.

Një dënim ekzemplarë kanë marrë 8 tifozë të cilëve FSHF i ndalon hyrjen përjetësisht në të gjithë aktivitet që zhvillon FSHF, listë kjo e cila pritet të shtohet pasi Policia e Shtetit të zbardh plotësisht ngjarjen. Nga ky vendim i FSHF-ës nuk ka shpëtuar as klubi i Partizanit i cili për sjellje të gabuar të spektatorëve të tij, dënohet me zhvillimin e 2(dy) ndeshjeve vijuese pa spektator dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.

NA NDIQ NË FACEBOOK