Connect with us

Lajme

Pens u takua me Erdoganin në tentim që të ndalë ofensivën turke në Siri

Publikuar

më

Ankara, 17 tetor – Nënpresidenti amerikan Majk Pens pasdite në Ankara u takua me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, me qëllim që të tentojë ta ndërpresë ofensivën ndaj luftëtarëve kurdë në Sirinë verilindore. Autoritetet turke deklaruan se operacioni, megjithatë, do të vazhdojë.

Ofensiva shkaktoi krizë të re humanitare në Siri me 200.000 persona të zhvendosur.

Trampin e akuzojnë se i ka tradhëtuar luftëtarët kurdë, partnerët kryesorë të Uashingtonit në luftën për shkatërrimin e Shtetit Islamik në Siri, me tërheqjen e forcave nga kufiri, kur Ankara e filloi ofensivën më 9 tetor.(koha.mk)

MARKETING I PAGUAR POLITIK

NA NDIQ NË FACEBOOK