Connect with us

Lajme

Pens: Arrihet marrëveshje për ndërprerjen e ofensivës turke në Sirinë verilindore

Published

on

Ankara, 17 tetor – Nënpresidenti i SHBA-së, Maj Pens pas takimit me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan në Ankara, deklaroi se është arritur marrëveshje për ndërprerjen e ofensivës turke në Sirinë verilindore.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Tramp në Tuiter i ka shprehur falënderim Erdoganit, duke theksuar se nga Ankaraja mbërrin një jam i mirë dhe se do të shpëtohen miliona jetë.

Në bisedimet me përfaqësuesit turq kanë marrë pjesë edhe sekretari i përgjithshëm Majk Pompeo dhe këshilltari i sigurisë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brajan.

Përfaqësuesit amerikanë kanë mbërritur në Ankara që ta paralajmërojnë Erdoganin se do të përballet me sanksione amerikane shtesë nëse nuk e ndërpret ofensivën në Turqi.