Connect with us

Lajme

Pas tajfunit, Japonia goditet nga tërmeti prej 5.7 shkallësh

Publikuar

Një tërmet me magnitudë prej 5.7 shkallësh të Rihterit e ka goditur ishullin kryesor të Japonisë. Dridhja ndodhi pikërisht në ditën kur ky vend po përballet me tajfunin “Hagibis”, i cili po vlerësohet si stuhia më e fuqishme në gjashtë dekadat e fundit.

Sipas shkallëzimit japonez me shtatë kategori, ky tërmet ishte me fuqi të kategorisë së katërt. Epiqendra e dridhjes ishte në ujërat e Oqeanit Paqësor, afër bregdetit të rajonit Chiba dhe jo shumë larg qyteteve kryesore, përfshirë Tokion dhe Shizuokan.

Agjencia Japoneze e Meteorologjisë e konfirmoi tërmetin, duke thënë se ai u regjistrua në orën 6 e 22 minuta sipas kohës lokale.

Dridhjet janë ndier edhe në kryeqytetin japonez. Dëshmitarët kanë thënë se ndërtesat janë dridhur dhe se kushtet në vend janë të rënda edhe për shkak të stuhisë.

Më shumë se pesë milionë njerëz pritet të zhvendosen nga vendbanimet e tyre në bazë të udhëzimeve që janë lëshuar nga autoritetet.

Rreth 57 mijë shtëpi kanë mbetur pa furnizim me rrymë në Tokio dhe rrethinën e tij, ndërsa ndërtesat në rajonin e Kansait, në të cilin gjendet qytetit Osaka, janë dëmtuar nga vërshimet, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.

Maqedoni57 minutes ago

Buçkovski: Konflikti i 2001-shit, s’filloi vetëm për të drejtat e shqiptarëve, por edhe për ndarjen e Maqedonisë

Shqipëri1 hour ago

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Lajme2 hours ago

Dehari rrëfen historinë e dhimbshme të babait: E morën në burg kur isha dy vjeç, nuk u kthye më kurrë

Lajme3 hours ago

Pendarovski: Ja kush pengoi ndarjen e Maqedonisë në vitin 2001

Maqedoni3 hours ago

Spitalet në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip nuk do të ndërtohen me kredinë britanike, por me kredi nga Banka Botërore dhe BEI

Shqipëri3 hours ago

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

Kosovë4 hours ago

Bashkëshortja e heroit Kadri Zeka, Saime Isufi rrëfen veprimtarinë ilegale: Ja si u krijuan “Shqiponjat e Arta” në Gjilan më 1975

Maqedoni5 hours ago

Plani për ndarjen në vitin 2001 dështoi për shkak të vlerësimit të Pentagonit se ishte i pamundur pa gjakderdhje të madhe

Lajme6 hours ago

Dorëhiqet drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë, dr. Arben Labenishti

Kosovë6 hours ago

“Ky duhet të jetë presidenti i Kosovës” – Lidhja e Historianëve me propozim liderëve (FOTO)

Shqipëri6 hours ago

VIDEO/ Bën disa rrotullime, përplaset dhe shpërthen në flakë! Momenti i rënies së helikopterit në Greqi, 3 të vdekur

Lajme7 hours ago

Daut Haradinaj ngre alarmin: Kosova i shet qymyr Maqedonisë së Veriut, ndërsa prej saj blen rrymë

NA NDIQ NË FACEBOOK