Nga qyteti turk Ceylanpinar deri përtej kufirit Ras al Ain, raportojnë nga Reuters se janë dëgjuar tingujt e mitralozit dhe granatimet, po ashtu është ngritur tym në këtë pjesë të qytetit.
Nënkryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence, dhe presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, kanë arritur këtë marrëveshje.
Marrëveshja është arritur për t’i lejuar forcat kurde të tërhiqen nga një zonë e caktuar në kufirin verior, shkruan Global News, transmeton Klan Kosova.























