Lajme
Pamje të rënda, si u përplas për vdekje motoristi në Durrës (Momenti i tmerrshëm)

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e sotme në Durrës, ku një 25-vjeçar u përplas për vdekje tek “Ura e Dajlanit”. Gazetarja e “BalkanWeb”, Klodiana Haxhiaj ka siguruar pamjet e aksidentit, ndërsa thotë se 25-vjeçari kishte filluar punë ditën e sotme si shpërndarës picash në një piceri në këtë zonë.
Nga pamjet e siguruara duket qartë se motoristi është përplasur fillimisht nga një autobus, ndërsa më pas një tjetër mjet e ka marrë zvarrë për disa metra. Bazuar tek informacionet e policisë thuhet se mjeti i dytë që mori zvarrë të riun është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes./BW






















