Connect with us

Lajme

“Oriku” shpëtoi 110 emigrantë në Egje (VIDEO)

Publikuar

Anija shqiptare “Oriku” dhe ekuipazhi i saj kanë shpëtuar 110 emigrantë në 4 operacione të ndryshme brenda dy ditëve, gjatë patrullimit në detin Egje.

Ministrja e Mbrojtes së Shqipërisë, Olta Xhaçka ka shkruar në Facebook se kontributi i detarëve shqiptarë në 3 vjet si pjesë e misionit të NATO-s “Sea Guardian” është shumë më i madh se kaq.

“Anijet dhe efektivët tanë kanë kryer mijëra orë patrullime, për të shpëtuar rreth 3000 fëmijë, gra e burra”, ka shkruar ajo në mbishkrimin të cilit i ka bashkëngjitur një video nga misioni i detarëve shqiptarë, transmeton Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK