Connect with us

Lajme

Ofanziva e Turqisë, po tregohet kujdes civilëve

Publikuar

Turqia ka njoftuar se po tregon kujdes të madh gjatë operacionit që po zhvillon në Siri që të mos dëmtohen civilët dhe infraskutra në këto zona.

“Ashtu sikurse në operacionet ‘Mburoja e Eufratit’ dhe ‘Dega e Ullirit’, gjatë planifikimit dhe ekzekutimit të operacionit në shënjestër janë vetëm terroristët dhe bunkerët, strehimoret, pozicionet, armët, automjetet dhe pajisjet e tyre”, thuhet në deklaratën e ministrisë së mbrotjes së Turqisë të publikuar në Twitter.

Turqia njofton gjithashtu se operacioni po zhvillohet në përputhje me rezolutat e OKB-së dhe në kuadër të së drejtës për vetëmbrojtje sipas nenit 51 të Kartës së OKB-së, duke respektuar integritetin territorial të Sirisë.