Connect with us

Lajme

Nuredini: Ruajtja e ambientit jetësor,së bashku në zgjidhje

Published

on

Marrëdhënia ndaj mjedisit jetësor është çështje rajonale, të gjithë ne jemi përgjegjës, ne si pushtet ekzekutiv, sektori privat – ata që prodhojnë, por edhe ne si individë, të gjithë së bashku duhet të punojmë për të ardhur deri në zgjidhje, është mesazhi që e dha ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini pas konferencës së sotme rajonale “Gjelbërimi i sjelljes ndaj mjedisit jetësor në Ballkanin Perëndimor” që u mbajt në organizim të Asociacionit të Çivning bursistëve në Maqedoni (MCAA).

Duke shprehur kënaqësi që gjeneratat e ardhshme të cilat kanë pasur mundësi të studiojnë jashtë vendit po kthehen mbrapa dhe mund të kontribuojnë këtu, Nuredini potencoi se në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka ekip të jashtëzakonshëm që punon pa u lodhur në të gjitha çështjet dhe temat, siç janë cilësia e ajrit, menaxhimi me mbeturinat, uji, si dhe në përmirësimin e ligjeve, për të cilat, nënvizoi, do të përforcohen edhe në një të ardhme të afërt do të miratohen.

“Kjo nuk është çështje e cila mund të zgjidhet për një kohë të shkurtër, duhet të punohet më gjatë. Të gjithë së bashku duhet të punojmë në këtë sepse më shumë faktorë kontribuojnë për këtë, ndërtimi i shtëpive, efikasiteti energjetik, automobila”, u përgjigj ministri Nuredini në pyetje të gazetarëve lidhur me masat të cilat ndërmerren për ndotjen e ajrit.

Gjakush Kabashi, kryetar i Asociaconit të Çivning bursistëve në Maqedoni (MCAA) theksoi se qëllimi i konferencës është me ekspertët vendorë dhe të huaj të ngritet ndërgjegjja, të tregojmë, siç tha, çka funksionon dhe çka është bërë tani në botë si praktika të mira për avancimin e mjedisit jetësor, por edhe në përgjithësi për cilësinë e jetës.

Ai shfaqi shpresë se ngjarja e sotme do të kontribuojë ndaj përmirësimit të politikave në këtë sferë në të ardhmen.

Në diskutimet në konferencë morën pjesë 12 ekspertë vendorë dhe të huaj të cilët veprojnë në aspekte të ndryshme të mbrojtjes së mjedisit jetësor. Mes folësve nga tërë rajoni, si dhe nga Britania e Madhe dhe nga Meksika , për herë të parë tek ne do të ketë fjalim edhe përfaqësuesi nga Grinpis Bullgari, dega e organizatës prestigjioze ndërkombëtare e cila e mbulon rajonin,

Si pjesë e kësaj ngjarje, do të mbahet edhe sesion i veçantë informativ për bursistët e ardhshëm, ku të interesuarit për aplikim do të mund të mësojnë më shumë për mundësitë për apslikim për Çivning bursën për studime master.