Connect with us

Lajme

Nuk pranohen në Gjermani, Francë dhe Belgjikë, 100 shtetas shqiptarë kthehen në Shqipëri

Publikuar

100 shtetas shqiptarë janë riatdhesuar sot, nga të cilët 43 nga Franca, pesë nga Belgjika dhe 52 nga Gjermania.

Operacioni u zhvillua në kuadër të procesit të riatdhesimit për shtetasit shqiptarë në situatë të parregullt qëndrimi në territorin francez, belg e gjerman, si edhe për persona apo familje, të cilëve u është refuzuar azili, u zhvillua një operacion riatdhesimi, në bashkëpunim me Frontex-in.

Këta janë individë, të cilët kanë vendim për dalje nga territori francez, belg e gjerman, për shkelje të rregullave të lëvizjes në zonën Schengen, shkruan Top Channel përcjellë Klan Kosova.

Policia e Shtetit edhe njëherë apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe mos të bëjnë përpjekje apo shpenzime duke rënë pre e mashtrimeve për të përfituar azil, pasi shanset për azil janë zero

NA NDIQ NË FACEBOOK