Sport
Nuk ka fitore për Dortmund e Bayern

Dortmund ka arritur të marrë vetëm një pikë në udhëtim kundër Freiburg, me barazimin 2:2 raporton lajmi.net.
Alex Witsel kaloi fillimisht në epërsi skuadrën ‘Verdh e zi’, pas vetëm 20 minutave lojë.
Luca Waldschmidt barazoi shifrat në minutën e 55’, por vetëm 12 minuta më vonë, Hakimi i riktheu epërsinë Dortmund. Këtë epërsi, mysafirët nuk e kontrolluan deri në fund, pasi Akanji shënoi autogol për rezultatin 2:2.
Ndeshje interesante ishte edhe ajo mes Bayern Munich dhe Hoffenheim, ku kampionët pësuan humbje me rezultatin 1:2, raporton lajmi.net.
Golin e parë në këtë takim e shënoi Sargis Adamyan, kur e la Bayernin në disavantazh, në minutën e 54’ të takimit.
Bavarezët reaguan me anë të Robert Lewandowski, në minutën e 73’, por nuk arritën të shfrytëzojnë momentin e mirë.
Gjashtë minuta më vonë, ishte përsëri Adamyan ai që realizoi për Hoffenheim, duke i siguruar skuadrës së tij tri pikë të mëdha nga dueli me kampionët e Bundesliga.
Me këto rezultate, Dortmund pozicionohet në vendin e shtatë në tabelë, me 12 pikë, kurse Bayern mban përkohësisht pozitën e parë, po ashtu me 14 pikë. /Lajmi.net/






















