Kulturë
Nuk fshihen më! MC Kresha del hapur me të dashurën, të kapur dorë për dore (FOTOT)

Reperi i njohur Mc Kresha është kapur mat me një vajzë bionde misterioze teksa ecnin të dy dorë për dore.
Dyshja s’ka mundur t’i shpëtojë syrit të paparacëve, të cilët i kanë kapur teksa ecnin dorë për dore, siç mund ta shihni në foton nga “nZoom”.

Në një intervistë në “Klanifornia”, ku Kresha ishte i ftuar së bashku me mikun e tij Lyrical Son, ai la të kuptohej se ishte i dashuruar. Edhe pse nuk ka preferuar ta bëjë publik identitetin e të dashurës së tij, Kresha nuk e ka aspak problem të dalë me të rrugëve të kryeqytetit./dosja.al






















