Lajme
“Nobelisti” Peter Handke iu thotë protestuesve “shkoni në ferr”

Profesori norvegjez, Kenneth Andresen, ka reaguar pasi Komiteti Nobel vendosi që të ia ndajë Çmimin për Letërsi, shkrimtarit austriak, Peter Handke.
Andresen i cili është i njohur edhe për mbledhjen e kartolinave nga Kosova, në llogarinë e tij në Twitter, ka shpërndarë një video ku shkrimtari kontrovers Handke shihet duke i fyer të mbijetuarit nga Bosnja dhe Kosova që po protestonin kundër tij në Oslo.
Ai iu kishte thënë atyre: “Shkoni në ferr, atje ku jeni tashmë”.
“Në vitin 2014, Peter Handke u prit nga të mbijetuarit nga Bosnja dhe Kosova, kur ai mori çmimin Ibsen në Oslo. Ai iu përgjigj atyre: ‘Shkoni në ferr, atje ku jeni tashmë’. Sot atij iu dha çmimi Nobel për letërsi”.






















