Connect with us

Lajme

Ngjarja tragjike në Britani/ Arrestohet i dyshuari i 5 për vdekjen e 39 personave

Published

on

Arrestohet i dyshuari i 5 i ngjarjes së rëndë e cila tronditi jo vetëm Britaninë e Madhe, por edhe opinionin publik mbarëbotëror pak ditë më parë, ku 39 persona humbën jetën në një kamion frigoriferik, në Essex.

Sipas raportimeve të mediave vendase, bëhet me dije se i akuzuari kryesor për ngjarjen e rëndë është shoferi i kamionit Maurice Robinson, 25 vjeç, nga Craigavon, Irlanda Veriore.

Ndërkohë, nën hetim janë edhe katër persona të tjerë të cilët momentalisht ndodhen nën arrest. Policia britanike po përpiqet të identifikojë viktimat, ndërsa dyshohet se ata janë emigrantë të ardhur nga Azia./CNA.al

NA NDIQ NË FACEBOOK