Ndryshe
Nga konflikti me të dashurën, te telefoni/ E vërteta e hedhjes së portierit të Partizanit nga kati i 6-të

Të shtunën në darkë kryeqyteti u trondit nga një ngjarje e rëndë teksa u raportua se një 24 vjeçar ishte hedhur nga kati i gjashtë i një pallati ku jetonte në kushte të rënduara psikologjike. Pak çastë me vonë ngjarja mori përmasa më të mëdha kur u raportua se ky 24-vjeçar ishte portieri i dytë i Partizanit, Aldo Teqja, i cili vetëm një orë më parë kishte marrë pjesë në ndeshjen që ekipi i tij barazoi 1-1 me gola kundër Teutës. Ndeshja filloi në orën 17:00 dhe përfundoi në orën 18:50, ndërsa ngjarja ndodhi rreth orës 19:40.
Nuk vonoi dhe për ngjarjen reagoi fillimisht policia, e cila sipas saj Teqja ishte vetëhedhur nga kati i 6 në kushte të rënduara psikologjike. Pas këtij versioni radha ishte e klubit të Partizanit, që në faqen zyrtare informoi për ngjarjen e rëndë duke e cilësuar një aksident atë që i kishte ndodhur portierit.
Të shtunën në darkë kryeqyteti u trondit nga një ngjarje e rëndë teksa u raportua se një 24 vjeçar ishte hedhur nga kati i gjashtë i një pallati ku jetonte në kushte të rënduara psikologjike. Pak çastë me vonë ngjarja mori përmasa më të mëdha kur u raportua se ky 24-vjeçar ishte portieri i dytë i Partizanit, Aldo Teqja, i cili vetëm një orë më parë kishte marrë pjesë në ndeshjen që ekipi i tij barazoi 1-1 me gola kundër Teutës. Ndeshja filloi në orën 17:00 dhe përfundoi në orën 18:50, ndërsa ngjarja ndodhi rreth orës 19:40.
Nuk vonoi dhe për ngjarjen reagoi fillimisht policia, e cila sipas saj Teqja ishte vetëhedhur nga kati i 6 në kushte të rënduara psikologjike. Pas këtij versioni radha ishte e klubit të Partizanit, që në faqen zyrtare informoi për ngjarjen e rëndë duke e cilësuar një aksident atë që i kishte ndodhur portierit./Shqiptarja.com






















