Connect with us

Sport

Neymar kthehet të flas për merkaton verore, pranon se dëshironte largimin

Publikuar

Pas dy sezoneve në ‘Parc des Princes’, anësori brazilian e bëri të qartë që ai donte largimin në dritaren e fundit të transferimit.

Një rikthim te Barcelona ishte zgjedhja e preferuar e 27-vjeçarit, por PSG nuk pranoi të lejojë që transferimi rekord 222 milionë euro të largohet lehtë, transmeton lajmi.net.

Ai pohon se do të japë gjithçka për PSG saherë të jetë i gatshëm dhe i përzgjedhur, duke i thënë Otros: “Unë mendoj se kur nuk jeni i lumtur, pavarësisht se cila është puna juaj, ju përpiqeni të ndryshoni, përpiqeni të gjeni vende të reja, një profesion i ri në mënyrë që të gjeni veten”.

“Pra, kjo është ajo që jam munduar të bëj. Por unë përfundova duke qëndruar. Dhe, siç e përmenda, do të jap më të mirën”. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK