Kosovë
Nënkryetari i LDK’së: VV herët e ka nisur festën, LDK e ka një përparësi të lehtë

Shefi i shtabit zgjedhor të LDK’së, Lutfi Haziri, në një konferencë për media në zyrat qendrore të partisë ka thënë se kanë dalë si partia e parë, raporton Gazeta Express.
“Nga ana e LDK’së, është e qartë se kemi një përparësi apo udhëheqje ndaj VV’së, ata janë parti e dytë”, ka thënë Lutfi Haziri.
Ai tha se ka të tillë që thonë se VV është e para, por kjo nuk është e vërtetë.
“Le të jenë të bindur të gjitha ata që po thonë ndryshe se LDK’ja në këto zgjedhje del e para”, ka thënë Lutfi Haziri.
Derisa për exit pollin e Klan Kosovës ai tha se edhe është rezultat i saktë dhe befasohet pse nuk ka dalë PDK e para aty.
“Exit polli i Klan Kosovës e ka jepë një rezultat të saktë edhe pse ai exit poll është i PDK’së, andaj edhe çuditem pse nuk e ka qitë PDK’në të parën”, shtoi Haziri




















