Connect with us

Lajme

Negociatat, Gent Cakaj takon ministrin e Portugalisë

Publikuar

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë pjesëmarrjes së tij në Ministerialin e Forumit Rajonal të Unionit për Mesdheun, ka zhvilluar një takim me Ministrin e Jashtëm të Portugalisë, Augusto Santos Silva.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se ka bashkëbiseduar me homologun e tij portugez lidhur me mbështetjen e vendit të tij për hapjen e negociatave të Shqipërisë, shkruan Top Channel.

“Një bashkëbisedim fare i hapur dhe i frytshëm me Ministrin e Jashtëm të Portugalisë, Augusto Santos Silva, për të siguruar mbështetjen për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE pas pak ditësh”, ka deklaruar Cakaj.

NA NDIQ NË FACEBOOK