Kosovë
Në Kosovë protestë në solidaritet me kurdët

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) sot nga ora 13:00 para Teatrit Kombëtar të Kosovës organizon protestën #RiseUp4Rojava.
Në njoftim thuhet se edhe Kosova i bashkëngjitet kësaj proteste që kështu së bashku të shfaqim solidaritet kundër gjenocidit ndaj popullit kurd.
Turqia është pajtuar për një armëpushim pesëditor në verilindje të Sirisë, me qëllim që forcat kurde të YPG-së të tërhiqen dhe operacioni “Burimi i Paqes” të ndalet gjatë atyre ditëve.





















