Lajme
Në horizont kompromisi midis Britanisë së Madhe dhe Irlandës rreth Bregzitit

Londër, 10 tetor – Pas takimit me kryeministrin britanik, Boris Xhonson kryeministri irlandez Leo Varadkar deklaroi se ekziston mundësia të dyja palët të arrijnë marrëveshje deri në fund të tetorit, transmeton Gardian.
Vardakar dhe Xhonson u takuan të shohin nëse munden të arrijnë progres në negociatat britanike me Bashkimin Evropian për braktisjen BE-së nga Britania, transmetojnë agjencitë.
Xhonson u takua me homologun irlandez në tentimin e fundit për ringjalljen e propozimit britanik për Bregzitin, për të cilin BE tha se është larg më pak se ajo që nevojitet për largimin e dakorduar të Britanisë së Madhe, veçanërisht për çështjen e kufirit irlandez, transmetuan sot mediat britanike.
“Jemi këtu në Çeshir, në Britaninë e Madhe, të bisedojmë për Bregzitin. Gëzohem për bisedën detajuese për të parë nëse mund të arrijmë progres”, shkroi Vardakar në Tuiter, në të cilin vendosi fotografi nga takimi.





















