Sport
Ndeshja me AZ Alkmaar, Solskjaer lë në shtëpi dy yjet e skuadrës

Pogba bëri rikthimin e tij në formacionin startues të United pas një dëmtimi në kyçin e këmbës të hënën në mbrëmje, duke luajtur 90 minutat e plota në barazimin 1-1 kundër Arsenalit në Old Trafford.
Wan-Bissaka humbi takimin e Premierligës pas sëmundjes, me Ashley Young që e zëvendësoi atë në anën e djathtë të mbrojtjes, transmeton lajmi.net.
Dy futbollistët do të mungojnë në ndeshjen e radhës të ‘Djajve të Kuq’ në Evropë, por Solskjaer nuk llogarit as në shërbimet e Phil Jones dhe Anthony Martial.
Ndërkohë, Diogo Dalot është rikthyer nga dëmtimi. /Lajmi.net/






















