Sport
“Ndeshja kundër Malit të Zi, një finale për Kosovën“

Kapiteni ka thënë se ndeshje kundër Malit të Zi, e vlefshme për kualifikimet për Euro 2020, do të jetë si një finale për Kosovën.
“Duhet me punu, me kon të koncentruar dhe të dëgjojmë trajnerin me çfarë taktike të luajmë“, ka deklauraru Ujkani për SuperSport, përcjell lajmi.net.
“ Është një finale, një derbi, dhe patjetër duhet të marrim maksimumin. Djemtë janë të koncentruar për atë ndeshje”.
Tutje Ujkani është shprehur i lumtur edhe me paraqitjen e Ibrahim Dresheviq dhe Arbenit Xhemajlit, duke thënë se Kosova ka fituar dy mbrojtës për të ardhmen./Lajmi.net/






















