Lajme
Ndërron jetë 20-vjecari që vuante nga tumori, nëna bën thirrje për ndihmë që të sjellë trupin në Shqipëri

Admirim Rama, 20-vjecari i cili kishte disa vite që vuante nga një tumor ka ndërruar jetë. Masa tumorale fillimisht u shfaq në kokë por pas disa muajsh u shpërnda në të gjithë trupin e tij. E njëjta sëmundje mori edhe babain e tij para disa vitesh. Në 2018-ën ai erdhi në Suedi që të kërkonte azil por sëmundja e tij mori zhvillim me shpejtësi dhe gjendja e tij përkeqësohej dita-ditës.
Ëndrra e tij e vetme ishte që të jetonte dhe të kishte një jetë normale si të gjithë. Por ajo mbeti vetëm një ëndërr, që nuk iu realizua kurrë. Ai luftoi shumë me sëmundjen e tij por nuk ia doli dot mbanë.
Sot në orët e para të mëngjesit (30 shtator 2019) ai ndërroi jetë dhe e la nënën e tij të vetme, të mbytur në lot. Në pamundësi të gjendjes ekonomike nëna e tij kërkon ndihmë financiare nga të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen që ta ndihmojnë me ndonjë shumë lekësh sado e vogël që të jetë, ajo që të mundet të marrë trupin e djalit të saj në Shqipëri, pasi shteti suedez kërkon një shumë prej 20 000 Eurosh për dërgimin e trupit të tij në Shqipëri.
Ju lutem shume na ndihmoni me sadopak që të keni mundësi.
Emri: Florina Kovaci
Numri i llogarisë: 1104 20 98220
Bic\Swift: NDEASESS
IBAN: SE43 3000 0000 0110 4209 8220
Numritel: +46 763071412
















