Connect with us

Kosovë

Mustafa – VV’së: Vjosa Osmanin s’e kemi për lloj-lloj pozite, veç për atë që e meriton

Publikuar

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, duke komentuar deklaratën e Vetëvendosjes se Vjosa Osmanit do t’ia ofrojnë pozitën e kryeparlamentares apo të ministres së Jashtme, ka thënë se këtë gjë e shohin problem themelor, transmeton Periskopi.

Mustafa ka thënë se Osmani nuk është për lloj-lloj pozite në Qeveri.

‘’Nëse Vjosa Osmani nuk do të jetë kryeministe, s’do ta kemi atë për çdo pozitë, por për pozitën që e meriton ajo. Problem e kemi që dikush thotë ne ia ofrojmë këtë Vjosës ose LDK’së. Është problem themelor. Vjosa duhet ta merr pozitën që i përgjigjesh asaj dhe që ne dalim mirë në një pozitë në Qeverinë e ardhshme. Kjo nuk mund të përplotësohet vetëm me një pozitë, apo ministri’’, ka thënë Mustafa sonte në Zona Zgjedhore.

‘’Nëse VV del e para, ne e pranojmë, për të qeverisur ne duhet të kemi korrektësi mes veti dhe propocionalitet të plotë. Sepse nëse ne gjejmë gjuhë të përbashkët që  me mirëbesim të qëverisim, e bëjmë atë punë. Nëe kemi ambicie tjera, që deri më tani nuk kam parë që kemi probleme tjera, mund të gjejmë gjuhë të përbashkët’’/PERISKOPI/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK