Connect with us

Kosovë

Murati i VV-së udhëzon Prokurorinë se si t’i zë mashtruesit me bileta për ndeshjet e Kosovës

Publikuar

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe me gjasë deputeti i ri i kësaj partie, Hekuran Murati, ka bërë një status në Facebook pas raportimeve për shitje masive të biletave të kombëtares së Kosovës në të zezën.

Kombëtarja e Kosovës në futboll, kategoria e burrave, luan sonte prej orës 20:45 në Fadil Vokrri kundër Malit të Zi në kuadër të Kualifikimeve për Euro 2020.

Periskopi vazhdimisht kishte raportuar për tregtinë e zezë me bileta të Kosovës dhe kishte ngritur dyshime serioze mbi kurdisjen eventuale të këtij procesi, sipas së cilit shumë bileta po bliheshin nga pak njerëz të cilët më pas i shisnin ato me çmime marramendëse.

Në fakt, Periskopi ka marrë vesh që shumica [ose të gjithë] biletë-blerësit në momentin e hyrjes në stadium nuk i është kërkuar fare letërnjoftimi ose ndonjë mjet tjetër identifikues.

Hekuran Murati ka udhëzuar Prokurorinë e Shtetit se si t’i bie në fije lehtë se çka po ndodh me biletat e ndeshjeve të Kosovës.

Ekonomisti kosovar ka thënë që duhet të kërkohet nga kompania që ka marrë përsipër shitjen “lista me “timestamp” për të gjithë personat që kanë blerë bileta dhe “pasqyrën e llogarisë “Merchant account” të kompanisë.

Sipas Muratit, kjo do të vërtetonte nëse biletat përnjëmend po shiten “për shtatë minuta, apo nëse këtu ka ndonjë dallavere.”

Ky është statusi i plotë në Facebook i z.Murati:

Prokuroria e ka shume te lehte me i ra ne fije se cka po ndodhe me biletat e ndeshjeve te Kosoves.

Krej cka duhet me kerku nga kompania qe e ka marre persiper shitjen asht:
1. Listen me ‘timestamp’ per te gjithe personat qe kan ble, dhe
2. Pasqyren e llogarise ‘merchant account’, te kompanise

Me keto dyja, vertetohet nese biletat pernime po shiten per 7 minuta, apo nese ktu ka ndonje dallaver. Dyshimet anojne kah kjo e dyta.

NA NDIQ NË FACEBOOK