Sport
Mourinho bën rikthim të pabesueshëm në Premierligë

Portugezi ka mbetur papunë që kur u largua nga Manchester United në dhjetor të vitit të kaluar, por ofertat drejt tij nuk kanë munguar.
Njëra ndër to është edhe Tottenham Hotspur që ka filluar kontaktet e para me të, sipas Soccer Link, përcjell lajmi.net.
‘Gjelat’ po mendojnë shkarkimin e trajnerit Mauricion Pochettino, i cili ka bërë një nga fillimet më të dobët edhe në historinë e tij si trajner.
Edhe pse nuk ka ndonjë gjë të konfirmuara, Tottenham veçse ka filluar të mendojë për trajnerin e ri që flitet se do të jetë Mourinho. /Lajmi.net/






















