Connect with us

Sport

Motta ka bërë të qarta kërkesat e tij për Genoan: Duhet të kthehemi në skuadër që vështirë mposhtet

Publikuar

Motta po përgatitet që të drejtojë Genona për herë të parë nga stoli, ku do të jetë si zëvendësues i Aurelio Andreazzoli.

Para ndeshjes së parë, Motta kërkon nga lojtarët që të luajnë fortë, dhe të kthehen në një skuadër që vështirë mposhtet.

“Dëshiroj që djemtë të tregojnë se duan të luajnë mirë. Ne duhet të kthehemi në një skuadër me karakter të fortë dhe mënyrë të mirë të lojës” ka thënë Motta, transmeton lajmi.net.

“Ne të gjithë duam të mirën për Genoa, unë, skuadra, tifozët dhe klubi. Ne do të japim gjithçka” ishin fjalët e ish mesfushorit të Italisë.

Genoa ka shënuar vetëm dy fitore këtë sezon në Serie A dhe në ndeshjen e fundit është demoluar nga Parma, me rezultatin 5:1.

Mbetet të shihet se si do ta nis skuadra me Mottan në krye të stafit të trajnerëve. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK