Connect with us

Lajme

Momente tmerri për dy turiste nga Izraeli, humbin në malet e Thethit për shkak të mjegullës së dendur

Publikuar

Dy turiste nga Izraeli kanë mbetur të humbura nëpër malet e Thethit. Shkak është bërë një mjegull e dendur e cila ka mbuluar zonën malore në veri të vendit.

Policia ka nisur kërkimet pas njoftimit nga banorët e zonës. Vajzat kanë humbur në aksin që përkshkruhet në këmbë nga zona e Vuthajt në drejtim të Thethit, në majën e Pejës.

Turistet kanë mbetur të bllokuara në zonë për shkak se mjegulla e dendur e bën të rrezikshëm ecjen në pikat malore.

Njoftimi është bërë nga nëna e vajzave, e cila ka komunikuar me bujtinën pritëse të Thethit. Kanë nisur tashmë kërkimet për të gjetur vajzat./Express

NA NDIQ NË FACEBOOK