Connect with us

Kosovë

Molliqaj: VV i fitoi zgjedhjet duke na sulmuar, pse merren me një parti humbëse (Video)

Publikuar

Dardan Molliqaj nga PSD, sonte në Debat Plus ka thënë se Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet duke e sulmuar në vazhdimësi partinë e tyre, transmeton Periskopi.

Molliqaj ka theksuar se VV është marrë shumë me PSD’në dhe kështu narracioni i tyre bindi qytetarët që t’ia japin votën.

‘’Ndonëse nuk më pëlqen, e pranoj humbjen. Dita e parë e fitores së të tjerëve ka treguar profilin e ardhshëm. Fakti që merren me një parti që i ka humbur zgjedhjet, duke na luftu neve në mënyrë të frikshme me nga 2 mijë njerëz që shkruajnë, ajo i fitoi zgjedhjet. Pse  u mor me partinë që humbi?’’, tha Molliqaj.

‘’Nëse PSD do të jetë e fortë, VV do të ishte më e dobët, dhe anasjelltas. Dallimi ishte që VV ishte unike me sulmet ndaj PSD’së dhe kjo na dëmtoi. U vërtetu që VV është marrë më shumë me neve sesa ne me VV’në. Jo vetëm që fituan, por i fituan edhe votat në kryeqytet. Në fund qytetari vendosi se kush e ka narracionin më të fortë dhe e përsëriti atë me të madhe. Atë e besoi’’

‘’Ata duan të mbysin të vërtetën e vetë sepse e vërteta e tyre jemi ne’’/PERISKOPI/

Debat Plus me Ermal Pandurin – Shpjegimi i Molliqajt – 15.10.2019

Shpjegimi i MolliqajtDardan Molliqaj – PSDAstrit Gashi – AnalistArben Ahmeti – RTV DukagjiniFidan Rama – RTV Dukagjini

Gepostet von RTV Dukagjini am Dienstag, 15. Oktober 2019

NA NDIQ NË FACEBOOK