Connect with us

Kosovë

Molliqaj: Vetëvendosje në opozitë, ja pse nuk duhet të jemi me ta në Qeveri

Publikuar

Dardan Molliqaj nga koalicioni AAK-PSD ka thënë se do të jenë pjesë e Qeverisë, edhe nëse nuk dalin të parët, transmeton Periskopi.

‘’Unë besoj që Qeveria e ardhshme do të ndërtohet bashkë edhe me koalicionin tonë. Qofshim të parët, qofshim të dytët, ne e themelojmë. Jo vetëm pse ne do të dojmë, por besoj që koalicioni i ardhshëm, në opozitë do të lë PDK’në dhe Vetëvendosjen.’’, ka thënë Molliqaj në Zona Zgjedhore.

‘’VV do të mbetet e vetmuar për potencialin që e ka. Forcat e tjera politika do ta ndërtojnë qverinë e ardhshme’’ S’ka shanca e as teori të fitojë VV ose PDK’’

‘’S’ka kuptim të jemi pjesë e një qeverie me VV’në, sepse nëse ekzistojnë dallimet mes neve, ti duhet të jesh në opozitë që ta përmirësosh apo korrektosh diçka’’/PERISKOPI/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK