Kosovë
Molliqaj për Haki Abazin: VV ma qiti përpara një njeri që punoi më së shumti për ndarjen e partisë

Dardan Molliqaj, kandidat për deputet nga AAK-PSD, sonte në Zona Zgjedhore ka folur rreth përplasjes fizike që pati para disa ditësh me Haki Abazin e Vetëvendosjes.
Molliqaj ka thënë se edhe aty u pa një pjesë e tij, dhe se Vetëvendosje vazhdimisht ka akuzuar e fyer njerëxit e PSD’së.
‘’Edhe aty është një pjesë e Dardanit. Ky jam unë, aty është një pjesë e Dardanit. Ne kemi rrugëtim të gjatë politk me VV’në, shumë suksese, gabime e mësime bashkë. Pata konsideru se është legjitime ndarja e rrugëtimit politk. Kjo është ndërrimi i rrugës, mospajtimit. Ajo që e përshkruan më së miri,është fjalimi i sapo aderuari Agim Bahtiri që thot kryetarin e kemi dhuratë të Zotit. Që është qenie njerëzore. Ky ishte koncepti pse u ndamë. Për gabimin tim, dhe miqve të mi është që në rrugëtimin tonë heshtëm përballë akuzave, shpifjeve me idenë që kjo cështje të mbyllet. Prandaj shkuam ta themi të vërtetën. E dërguan një person të s’kam respekt, është keqpërdorues i madh i fondeve të organizatave civile, ka qenë person që në kohën kur ishim në burg e arrestoheshim, ai ka punu kundër VV’së. Ka plot fakte për ta dëmtu dhe shkatërru VV’në. Unë jam ballafaqu me eksponentë të PDK’së, por asnjëherë sjam sha. Por këta të VV të vjetër, të ri që shkuan/PERISKOPI/






















