Connect with us

Kosovë

Molliqaj: Me asnjë çmim nuk guxojmë mi prishë   raportet me faktorin perëndimor

Publikuar

Dardan Molliqaj nga koalicioni AAK-PSD në Zona Zgjedhore ka folur edhe rreth raportit me ndërkombëtarët.

Ai tha se për dallim nga PDK-ja e cila është parti e cila gjithmonë u thotë PO ndërkombëtarëve, dhe VV-ja e cila u thotë jo për gjithçka, koalicioni I tyre do të qëndrojnë në mes.

Ai tha se me asnjë çmim nuk guxojmë ti prishim raportet me faktorin ndërkombëtar, përcjell Periskopi

“Besoj që në Kosovë janë paraqitur dy mendësi politike, e kemi PDK që thonë gjithçka  PO, dhe ka qenë një komoditet tjetër politikë i cili ca do që vjen nga jashtë thonë JO. Por na ju japim siguri qytetarit të Kosovës që  me asnjë çmim nuk guxojmë mi prishë  me faktorin perëndimor, por ne për dallim nga këto dy parti që i përmenda më lartë ne nuk jemi as për krejt gjërat që na vinë nga jashtë të ju them po, por  të njëjtën kohë as për t’ju thënë jo”, tha Molliqaj

NA NDIQ NË FACEBOOK