Connect with us

Kosovë

Molliqaj: Haki Abazi ishte si një kafshë e tërbuar ndaj nesh, më pas iku si një lepur

Publikuar

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Dardan Molliqaj ka thënë se rastin i ndodhur para disa ditëve gjatë një debati televiziv tashmë ka kaluar në organet e rendit, përcjellë Periskopi.

“Unë nuk e toleroj këtë dhe do ta bëja të njëjtën prapë. Secili që shpif, ofendon dhe bën atë që bëri Hakiu, sigurisht që do ta marrë përgjigjen time se ‘çfarë ke për të thënë’ në studio dhe jashtë saj”.

“Ai ishte si kafshë e tërbuar ndaj nesh dhe më pas iku si një lepur prej asaj. Ishte rast që ndodhi, por për këtë duhet të mbajnë përgjegjësinë ata që e instaluan këtë mendësi në raport me neve”.

“Përgjigja jonë ndaj tyre do të jetë gjithmonë e vërteta dhe argumenti – edhe në studio dhe pas studiove”.

Ai tha se është i vetmi që është i gatshëm të kërkoj falje.

“Ato që ja kamë thanë ja kam thanë edhe në kohën e pauzës që ka qenë. Besoj se organet e rendit duhet të jenë ata që e japin verdiktin. Unë spo them a kam a jo faj, për shkak se jam i vetmi politikan që kur nuk e kam pasur mirë është se kam kërku falje. Epërsinë morale nuk ia lejoj askujt, e as ish-shokëve të mi, kjo për shkak se në momente kur na kanë vdek shokët, ata kanë qenë duke e nda Vetëvendosjen”, tha Molliqaj. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK