Connect with us

Sport

Modric rikthehet tek Tottenham?

Publikuar

‘Topi i Artë’, Modric, mund të mos e ketë të gjatë aventurën e tij me skuadrën e Real Madrid.

Ish lojtari i Tottenham mund të rikthehet në Premierligë, pikërisht tek Spurs, shkruan ‘ElDesmarque’, transmeton lajmi.net.

Modric mund të përfshihet në një marrëveshje që do të shihte Christian Eriksen tek kalonte tek ‘Los Blancos’.

Kroati kishte kaluar katër vite në ‘White Hart Lane’, para se të kalonte në Spanjë, ku me Real Madrid korri suksese të mëdha.

Mbetet të shihet nëse këto raportime të jenë të sakta dhe Modric të kthehet tek Tottenham, për t’i lënë një vend në Real Madrid yllit danez, Eriksen. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK