Connect with us

Kulturë

Moderatori rrëfen raportin me të motrën: “Bëri sikur s’më njohu, se i erdhi turp”

Publikuar

Moderatori Arbër Çepani, ka qenë ditën e sotme i ftuar në ‘Top Channel’ në emisionin e pasdites ‘Ftesë në pesë’, bashkë me motrën e tij Edlira.

Ata kanë folur mbi raportin vëlla-motër. Të pyetur nga moderatorja Bieta Sulo, dyshja kanë rrëfyer se raporti i tyre ka qenë si ai i Tomit dhe Jerry-t, pra grindje të shumta. Ata treguan edhe një situatë mjaft komike.

“Kemi jetuar jashtë, une isha si majmuni qe hidhet nga pema në pemë. Kisha një kanatjere vrima vrima. Kur motra ime po kthehej nga shkolla me shokët, më pa me atë kanatjere e bëri sikur nuk më njohu. I erdhi turp”,-tha Arbri mes të qeshurash.

Ndërkohë që e motra u shpreh: “Më tha një shok, qenka sikur e paskan pushkatuar.” Dhe natyrisht në sallë shpërthyen të qeshura pafund.

NA NDIQ NË FACEBOOK